Lajme

Kërcënohet me vdekje presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Një qytetar nga pjesa Veriore e Kosovës, Kujtim Boletini, ka kërcënuar me vrasje, Presidentin e vendit, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme.

Burime të Gazetës Insajderi bëjnë të ditur se ai është arrestuar sot nga Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës.

Boletini përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kishte postuar një fotografi ku shihen dy armë dhe kishte shkruar për presidentin Thaci se gjumin gjumë s’do ta lë ta bëjë.

Boletini përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kishte postuar një fotografi ku shihen dy armë dhe kishte shkruar për presidentin Thaci se gjumin gjumë s’do ta lë ta bëjë.
Sot i zhdrypa preh tavani se në kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja le te dinë Hashim Broja a kushdo qoft ai se ende jemi gjallë pjesa e Veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja, dije se gjumin, gjumë stala me bo”, ka shkruar Boletini.

Këtë postim, i dyshuari më pas e ka fshirë.

Insajderi po ashtu kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast mirëpo ende nuk ka marr një përgjigje.

Ndërkohë që në seancën e mbajtur gjatë ditës së djeshme, kryeministri në largim, Albin Kurti, tha se presidenti, Thaçi ka bërë një marrëveshje sekrete me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), për ndarjen e Kosovës.

Për këtë deklaratë të Kurtit, ka deklaruar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, ku ka demantuar se nuk ka një marrëveshje sekrete të tillë.