Këputet litari, ushtarët humbin jetën të mbështjellë me flamurin e Kolumbisë
Dy anëtarë të Forcave Ajrore të Kolumbisë kanë humbur jetën tragjikisht gjatë një demonstrimi ushtarak gjatë Festivalit të Luleve në Medelin.
Dy ushtarët humbën jetën të mbështjellë me flamurin e Kolumbisë, pasi u këput litari i varur nga helikopteri.
Pak para tragjedisë, dy viktimat ishin duke përshëndetur qetësisht publikun, ndërsa më pas gjetën vdekjen e menjëhershme.