Magazina

Keni menduar të shkoni për të jetuar në Kanada? Ndoshta është koha për të bërë gati valixhet!

Keni menduar ndonjëherë që të shkoni për të jetuar në Kanada? Ndoshta tani është koha e mirë për të filluar paketimin e valixheve!

Kjo pasi që, siç shkruan CNN, përcjell Telegrafi, Parlamenti kanadez ka njoftuar planet për të shtuar më shumë se një milion banorë të përhershëm në tre vitet e ardhshme.

Dhe kjo, siç thuhet tutje, vlerësohet gati një për qind e popullsisë së vendit çdo vit.

Po sipas CNN, Kanadaja mirëpriti më shumë se 286,000 banorë të përhershëm në vitin 2017 dhe parashikohet që ky numër mund të arrijë në 350,000 këtë vit.

Por këto shifra nuk janë të vetmet, pasi ky vend pritet që gjatë vitit 2020 të mirëpres rreth 360,000 të tjerë, ndërsa në vitin 2021 edhe 370,000 të tjerë, përcjell Telegrafi.

“Duke falënderuar të sapoardhurit të cilët i kemi mirëpritur gjatë historisë sonë, Kanadaja është zhvilluar në një vend të fortë dhe të gjallë që të gjithë ne gëzojmë”, tha Ahmed Hussen, ministër i emigracionit, refugjatëve dhe qytetarisë (IRCC) të Kanadasë.

Hussen, një emigrant nga Somalia, tha se fluksi do të ndihmojë në kompensimin e popullsisë së vjetër të Kanadasë dhe uljen e nivelit të lindjeve, duke rritur fuqinë e saj të punës.

Qëndrimi miqësor i Kanadasë ndaj banorëve të rinj vjen derisa shumë vende të tjera perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, po miratojnë politika më të kufizuara të emigracionit.Kanadaja është e përkushtuar posaçërisht për të ofruar mbrojtje për refugjatët.

Ndryshe, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët raportoi nivele të paprecedentë të refugjatëve në 2017, me numrin e njerëzve të zhvendosur me dhunë duke arritur në 68.5 milionë