Lajme

Këngëtari Labinot Tahiri ndanë 12 mijë euro për Thaçin, Veselin, Selimin e të tjerët

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, ka njoftuar se jep nga 2 mijë euro për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ai bëri të ditur se nga 2 mijë euro do të deponohen të hënën në fondin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit.

Postimi i plotë:

NGA 2000€ për fondet e çlirimtarëve!

Vazhdojmë…!

Të dashur qytetarë, zgjedhjet janë kryer dhe tani duhet t’i kthehemi realitetit që ka të bëjë me njerëzit që kontribuan me rininë e tyre për Kosovën e ÇLIRUAR.

Se a dalin të pafajshëm për luftën e Kosovës, duhet të dalin, por a dënohen apo jo nuk e di, ne na duhet të kontribojmë për vlerat e LUFTËS.

Të hënën, do t’i deponojmë në fondin  e tyre nga 2000€

Pra për komandanin e luftës, z. Hashim Thaçin me shokët:

Jakup Krasniqi

Rexhep Selimi

Kadri Veseli

Nasim Haradinaj

Dhe z. Gucati

Atje, nuk i ka çu shqiptari, por SERBIA ME SHKINI…!

Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.