Lajme

Kelmendi: VV është si fëmijë e lazdruar që shkatërron gjithçka

Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po luan me votën e qytetarëve dhe ardhmërinë e shtetit të Kosovës.

Ai përmes Facebook ka thënë se VV nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe për këtë arsye, po luan me të dhe sipas tij, VV është si fëmijët e lazdruar që prishin dhe shkatërrojnë gjithçka.

Por e di edhe që po luani si fëmijët e lazdruar që prishin dhe shkatërrojnë çdo gjë.

“E di që fitorja iu ka zënë të pa pregaditur. Nuk po keni kuadro me udhëheq shtetin e Kosovës, keni shku në Maqedoni me kërku kuadro për poste ministrore, besa besë edhe po duket që po frikësoheni me udhëheq. Keni mendu se me qenë në pushtet është njejtë sikur opozitë, me sha, me fy dhe me shpifë. Shumë shpejtë qytetarët do ta kuptojnë se kush është në të vërtetë VV-ja e cila është e frymëzuar nga mësimet e Leninit”, ka shkruar Kelmendi.

Partia e tij në zgjedhjet e 6 tetorit nuk e ka kaluar pragun për t’ia mundësuar hyrjen në Kuvendin e Kosovës.