Lajme

Kelmendi: Nuk kam besuar që kryeministri Kurti do t’i bëj aq shumë argat Serbisë!

Kryetari i partisë Fjala akuzoi sërish kryeministrin Kurti të cilin e ka quajtuar “argat” të Serbisë, përcjell Ministria Lajmeve.

Tutje kelmendi ka shtuar se pas pushtimit ekonomik dhe shëndetësorë të Sërbisë në Kosovë, qershia mbi tortë e kësaj qeverie ishte deklarata skandaloze e ish-këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashit i cili akuzoi UÇK’n për krime lufte.

Shkrimi i plotë i Kelmendit

Kur kryeministri Kurti i kishte thënë ish-kryeministrit Mustafa argat i Serbisë, si duket e paska xhelozu dhe ia paska pasë lakmi

Kryeministri Kurti për këto 70 ditë të pushtetit të tij, ia bëri një argat të mirë Serbisë.

Serbia pas pushtimit ekonomik po e pushton edhe mjekësinë e Kosovës!
Pas heqjes së taksës, Serbia arriti që t’i eksporton në Kosovë rreth 12 milion euro mallra të ndryshme.
Ndërsa ditëve të fundit Serbia ka filluar ta pushtoi edhe shëndetësinë e Kosovës.

Prej fillimit të pandemisë COVID-19, në Kosovë ka arritur numër i madh i përsonelit shëndetësor nga Serbia.
Vetëm dje kanë hyrë në Kosovë dhjetëra vetura dhe autoambulanca nga Serbia.

Mos t’i harrojmë 1000 testet e famshme nga Serbia që i pranoi qeveria Kurti, teste këto që e shpallën Serbinë shpëtimtare të Kosovës në sytë e opinionit ndërkombëtar.

Në fund për Serbinë, qeveria Kurti kishte pregaditur edhe” qershinë mbi tortë”.
Ish- këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkelzen Gashi kishte akuzuar për më shumë se 10 vite UÇK-në për krime lufte.
Por këto akuza të tij në drejtim të UÇK-së nuk ishin pengesë që ai të emërohej këshilltar në kabinetin e kryeministrit Kurti. Edhe pasi që ai u emërua këshilltar në kabinetin e Kurtit, vazhdoi me avazin e njejtë duke akuzuar UÇK-në.
Akuzat e tij në drejtim të UÇK-së bënë jehonë në Serbi.
Dhe vetëm pas presionit të madh kosovar, kryeministri Kurti e liroi nga detyra këshilltarin e tij me fjalë miradie për të, por nuk e dënoi gjuhën dhe nuk u distancu nga gjuha e këshilltarit të tij.

Thënë të drejtën, nuk kam besuar që kryeministri Kurti do t’i bëj aq shumë argat Serbisë!

Gëzim Kelmendi