LajmeShowbiz

KËGËTARI LABI PREMTON SE NUK DO T’I HEQË FLOKËT DHE MJEKRRËN DERI SA TË BËHET LIBERALIZIMI I VIZAVE

Këngëtari deputet në Kuvendin e Kosovës, Labinot Tahiri, pas dorëzimit të pasaportave, ka marrë edhe një vendim, si shenjë e solodarizimit me qytetarët për mosliberalizimin e vizave.

Pasi që kishte premtuar se nuk do të udhëtonte jashtë shptetit, Tahiri ka postuar një ‘story’ në rrjete sociale, përmes së cilës ka treguar se nuk do t’i pres flokët dhe mjekrrën deri sa të hiqen vizat për kosovarët.

“Me mjekërr dhe flokë të gjata, sado që rriten, deri në liberalizim”, ka shkruar Labi mbi foton e tij.

Ditë më parë, Labi mori pjesë në protestën e studentëve në Prishtinë, ku dha premtimin që do ta dorëzojë edhe pasaportën e Shqipërisë.