Katari mbyll hapësirën ajrore pas kërcënimeve iraniane ndaj SHBA-së
Katari ka njoftuar se për shkak të zhvillimeve të fundit në rajon, do të mbyllë përkohësisht hapësirën ajrore
Sipas Reuters, ky lajm është bërë i ditur përmes një deklarate të ministrisë së Jashtme të Katarit, të publikuar në X.
Tutje bëhet e ditur se ky vendim është marrë për të garantuar sigurinë e banorëve dhe vizitorëve në vend, në një kohë kur tensionet gjeopolitike janë përshkallëzuar ndjeshëm.
Vendimi vjen pas paralajmërimeve të vazhdueshme të Iranit për hakmarrje ndaj sulmeve të SHBA-së. Ndërsa, kujtojmë se më herët SHBA, Britania dhe Kina kërkuan nga shtetasit e tyre në Katar që të strehohen.