FutbollSporti

Kastrati ka treguar se si u dëbua nga kombëtarja shqiptare

Pos Kroacisë, talenti i Kosovës, Lirim Kastrati, në të kaluarën ka pasur kontakte dhe me kombëtaren e Shqipërisë.

Në Interaktiv të KTV-së, ai ka treguar momentin që ishte dëbuar nga kuqezinjtë dhe se si kishte mbetur i zhgënjyer nga një vendim i trajnerit Alban Bushi.

“Para se të vendos për Kosovën kam pas kontakte dhe me shtetin kroat e Shqipërinë. Isha te Shqipëria U17, por kam pas disa probleme e më kanë heq. Kam qëndruar 10 ditë e në ditën e ndeshjes më kanë hequr nga ekipi. Ka qenë trajner Alban Bushi. Kemi pas dy miqësore më ka ftuar e nuk më ka fut në lojë, por s’ka gjë. Kishin ardhur edhe familjarë të mi për të më pa në Durrës. Pesë minuta para ndeshjes më tha se nuk jam në 18-she dhe e kam parë ndeshjen nga tribuna. Isha i dëshpëruar”, ka thënë ai.

Kastrati ka treguar se ishte kontaktuar edhe më pas nga Shqipëria, por ka shtuar se ka vendosur të luajë për Kosovën sepse “ndihem më mirë”.