Karateisti Gentian Surdulli bëhet pjesë e kombëtares zvicerane
Djaloshi me origjinë nga Bujanoci, Gentian Surdulli, edhe zyrtarisht u bë pjesë e kombëtares zvicerane të karatesë.
Gentiani u ftua nga kombëtarja zvicërane me propozim të ”SKISF Karate”, pasi që në muajin nëntor 16-të vjeçari shqiptar zuri vendin e tretë në garat e Zvicrës në karate.
I riu Gentian Surdulli, është një sportist i dalluar, ku për 9 vite rresht pune në karate bashkë me trajnerin Muller Frederich, po i fascionojnë zyrtarët e Federatës së karatesë.
Gentian Surdulli, me origjinë është nga Bujanoci, dhe aktualisht jeton në Zuchwil të Zvicrës.