Të fundit

“Jetimët e Ballkanit” do të dhurojnë 17 banesa për familjet në nevojë më 17 Shkurt

 Në vazhdën e aktiviteteve bamirëse, shoqata “Jetimët e Ballkanit” edhe për Festën e Pavarësisë ka menduar t’i gëzojë edhe disa familje.

Kjo shoqatë të dielën në përvjetorin e 11-të të Pavarësisë, do të ndajë edhe 17 banesa për familjet në nevojë.

“Ftoheni që të merrni pjesë në përcjelljen e ceremonisë solemne të dorëzimit të 17 banesave për familjet në nevojë nga Shoqata Bamirëse “Jetimët e Ballkanit”, e cila organizohet për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.