Kapet grupi i hajnave në Preshevë
Pjesëtarët e MPB-së në Preshevë kanë zbardhur katër vjedhje dhe vjedhje të rënda, njofton Drejtoria e Policisë në Vranjë, përcjell presheva.com.
“Meshkujt (29, 26, 20 dhe 18 vjeç, dy 25 vjeçarë, si dhe një i mitur), të gjithë nga komuna e Preshevës, dyshohet se nga nëntori i kaluar deri në fillim të shkurtit të këtij viti kanë vjedhur nga oborri dy vetura, duke përfituar nga mungesa e pronarëve në shtëpi, dhe nga shtëpitë familjare ku kanë thyer pajisje teknike, bizhuteri ari, para dhe sende të tjera.
Policia ka gjetur një makinë dhe shumicën e sendeve të vjedhura dhe ua ka kthyer pronarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të Prokurorisë së Lartë dhe Themelore Publike në Vranjë, kundër shtatë personave në procedurë të rregullt do të ngrihet kallëzim penal për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer këto vepra.