Kapen në Brindisi drogë në vlerë 5 milionë euro, e nisur nga Shqipëria
Një 31-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane në qytetin e Brindisit.
Atij i janë sekuestruar 546 kilogramë marijuanë dhe 17 kilogramë hashash, të cilat sipas mediave italiane i kishte transportuar nga Shqipëria me një skaf 6 metra të gjatë.
Operacioni është ekzekutuar nga reparti ajro detar i Guardia di Finanza e Barit dhe nga reparti operativ detar i Rojës bregdetare të Brindisit.
Droga ishte fshehur nën dyshemenë e skafit e paketuar në pako me pesha të ndryshme. Vlera e drogës përllogaritet në 5 milionë euro.