Kamberi uron arritjen e marrëveshjes LVV-LDK
Sot është nënshkruar marrëveshja për koalicionin ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosjse dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës
Këtë e kanë konfirmuar krerët e të dyja partive, VV’së dhe LDK’së, në një konferencë për media. Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka përshëndetur marrëveshjen, duke shpresuar se Lugina e Preshevës do të ketë përkrahje të vazhdueshme nga qeveria e re e Kosovës.
Ky është postimi pa ndërhyrje i z.Kamberi:
Arrtija e Marrëveshjes në mes të dy subjekteve më të mëdha politike në Kosovë (LVV – LDK) përveç që kurorëzon vullnetin qytetarë të shprehur në zgjedhjet e vitit të kaluar, ajo siguron edhe shpresë për energji të reja të gatshme për të marrë përsipër sfidat që i presin.
Lugina e Preshevës pret që të jetë e dukshme dhe prezente në proceset që po vijnë, të vazhdojë të ketë përkrahje konkrete nga Qeveria e re e Republikës dhe të bashkërendojmë aktivitetet e përbashkëta në të ardhmen.
Arritja e Marrëveshjes në mes të dy subjekteve më të mëdha politike në Kosovë (LVV – LDK) përveç që kurorëzon vullnetin…
Posted by Shaip Kamberi on Недеља, 02. фебруар 2020.