Kamberi sot u takua me ambasadorin e BE-së në Serbi Emanuele Giaufret
Deputeti popullor, Shaip Kamberi, ka takuar sot, në selinë e Delegacionit të BE-së në Beograd, shefin e Delegacionit të Bashkimit evropian në Serbi, Emanuele Giaufret.
“Njoftova ambasadorin me zhvillimet politike dhe situatën në Luginë të Preshevës dhe mungesën e gatishmërisë së Serbisë për të punuar në zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat ballafaqohemi”, u shpreh Kamberi me anë të një njoftimi në Facebook.
“Informova ambasadorin që prezenca më e madhe e ndërkombërëve në Luginë është e domosdoshme dhe se mungesa e prezencës së tyre nënkupton mungesë të rezultateve konkrete”,ka shkruar deputeti Kamberi./folonline