Të fundit

Përleshen emigrantët në Preshevë, 2 të plagosur me thikë!

Dy emigrantë janë lënduar me thikë në një përleshje para Qendrës për pranimin e migrantëve në Preshevë.

Para portave të qendrës së pritjes për migrant në Preshevë të shtunën, fillimisht verbalisht, e më pas K.M nga Egjipti (34) ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur disa herë A.N.(23) dhe M.N. (24), të dy nga Siria.

Me atë rast njëri ka marrë lëndime të rënda fizike, ndërsa tjetri lëndime të lehta.
I dyshuari është arratisur dhe për të ka nisur kërkimi.