Kamberi: Shqiprimit i dëshiroj shërim sa më të shpejtë
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka njoftuar opinionin përmes një postimi se është i shtrirë në gjendje te rëndë shëndetësore në spitalin e Nishit.
Pas njoftimi të z.Arifi në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore i menjehershëm ka qenë reagimi deputetit Shaip Kamberi.
Deputeti Kamberi nëpërmjet një shkrimi ka thënë se ai i dëshiron shërim sa më të shpejtë, tejkalim të kësaj sfide dhe kthim pranë familjes.
Postimi i plotë i z.Kamberi :
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, njoftoi opinionin për gjendjen e tij të rëndë shëndetësore dhe trajtimin që po e bënë në spitalin e Nishit.
Shfrytëzoj rastin që Shqiprimit t’i dëshiroj shërim sa më të shpejtë, tejkalim të kësaj sfide dhe kthim pranë familjes