Të fundit

Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar në ndihmë të bizneseve shqiptare në Serbi

Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar (FEMSH), në bashkëpunim me Forumin Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS), do të organizojë një takim më 13 nëntor 2022, në Medvegjë, me qëllim mbështetjen financiare të bizneseve në nevojë në komunat me shumicë shqiptare në Serbi.

Do të mbështeten së paku tre projektet fituese, pas përzgjedhjes së tyre si start-up-e të vogla që operojnë kryesisht në komunën e Medvegjës, por edhe në komunat e tjera me shumicë shqiptare si Bujanoc dhe Preshevë.

Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar fton të gjithë bizneset që sapo kanë filluar aktivitetin e tyre, si dhe bizneset të tjera të vogla që operojnë në këto komuna që të përgatiten dhe të paraqesin plan-bizneset e tyre sa më parë pranë zyrave të AFEDS, në Medvegjë ose t’i dërgojnë ato përmes emailit: forum.afeds@gmail.com
Data e fundit për dorëzimin e plan-projekteve është data 10 nëntor 2022.
Si drejtues i AFEDS,njëkohësisht edhe anëtar i bordi drejtues FEMSH, njoftoi se do të bëhet një selektim parpaprak i këtyre aplikimeve nga ky forum. “Të kualifikuarit më pas do të kenë mundsinë të paraqiten përpara invesitorëve në datën 12 nëntor, në takimin që do të organizohet enkas për këtë punë.”
Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar është i përbërë nga sipermarrës shqiptarë që janë pjesë e Dhomës së Tregtisë Tiranë, Dhomës së Tregtisë së Maqedonisë Perëndimore, Dhomës së Tregtisë së Kosovës, Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Serbi (AFEDS), Forumit Shqiptar për Zhvillim Ekonomik në Mal të Zi dhe diasporës.
“Synimi i FEMSH është që të ndihmojë fillimisht bizneset e vogla në trevat shqiptare në jug të Serbisë dhe pastaj ato në Mal të Zi, pa përjashtuar edhe investime të tjera në të gjithë hapësirën tonë.”

Medvegjë 19.11.2022
MS