Kamberi: Serbia mbetet larg ndërtimit të një republike demokratike
Shefi i grupit të deputetëve “Lugina e Bashkuar” në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kritikuar përsëri shtetin serb, ndërsa në një postim në “Facebook”, ka thënë se Serbia mbetet ende larg nga ndërtimi i një republike demokratike moderne dhe qytetare.
Kamberi ka publikuar një fotografi në Facebook me mbishkrim, në të cilën po ashtu thuhet se Serbisë nuk i mjafton vetëm një pushtet tjetër, por duhet një republikë tjetër.
“Serbia mbetet ende larg nga ndërtimi i një Republike demokratike, moderne dhe qytetare. Serbisë nuk i mjafton vetëm një pushtet tjetër por duhet një Republikë tjetër”, ka shkruar Kamberi.