Kamberi: Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë t’i qasen më seriozisht Luginës
Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë t’i qasen më seriozisht Luginës ka shkruar kështu në profilin e tijë në fb, deputeti Shaip Kamberi. Deputeti ka numëruar ngecjet karshi qasjes së dy qeverive për Luginasit
- Nuk kanë platformë dhe program shtetëror
- Nuk ndajnë buxhet të rregullt
- Nuk kanë mekanizëm të veçantë qeveritar
Qeveria e Republikës së Serbisë për Kosovën : - Ka platformë dhe program shtetëror
- Ndanë buxhet të rregullt (çdo vjet me qindra milliona euro)
- Ka mekanizëm të veçantë qeveritar (herë si ministri, herë si zyre të veçantë).
Qeveria e Republikës së Serbisë për Luginën e Preshevës : - Ka platformë dhe program shtetëror, sado që letër e vdekur.
- Ndanë buxhet të rregullt, sado që pamjaftueshëm.
- Ka mekanizëm të veçantë qeveritar (Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), sado që jofunksional dhe joefikas ka shkruar kështu në profilin e tijë në fb Shaip Kamberi.