Lajme

Kamberi mbanë ligjeratën me temën “Toleranca dhe bashkëjetesa“ projekt nga ‘Be Active 16’

Dje në kuadër të projektit “Accept the different from your self” ishte i ftuar kryetari i Këshillit për të drejtat e njeriut në Preshevë Belgzim Kamberin për të diskutuar rreth temës “Toleranca dhe bashkëjetesa”.

Pjesëmarrës në këtë ligjëratë ishin disa të rinjë nga komuniteti i emigrantëve nga kampi për refugjatë në Stacionin hekurudhor dhe të rinjtë e komunitetit shqiptarë dhe atij serb.

Theks te veçantë gjatë diskutimit iu dha tolerancës ndërfetare dhe asaj ndëretnike ku të pranishmit ishin mjaftë aktiv me pyetje dhe sqarimet nga ana e ligjëruesit.
.
Projekti eshte mbështetur dhe financuar nga IOM Serbia dhe #switzerlandinserbia