Të fundit

Kamberi kërkon memorial në vendin ku u gjetën varreza masive të shqiptarëve, nis peticionin

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë thirrje për të nënshkruar një peticion për të krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë, shkruan Kosova Post.

Kamberi në Facebook ka shkruar se ai vetë e ka nënshkruar këtë peticion.

Tutje Kamberi ka bërë ftesë për nënshkrimin e peticionit, duke thënë se Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm, edhe të moshuar, gra dhe fëmijë.

“Me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe të ikjes nga drejtësia, pas vrasjes në mënyrë monstruoze, kufomat e viktimave janë bartur mbi 400 km nga vendi i krimit, nga ana e urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve, që ishin edhe zyrtarë shtetërorë të Republikës së Serbisë. Kjo hapësirë, ku janë varrezat masive shfrytëzohet ende sot nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë”, ka shkruar Kamberi në Facebook

Shkrimi i plotëi Kamberit në Facebook:

Të nderuar qytetarë,

Ju ftojë të solidarizoheni me firmosjen e këtij peticioni qytetar për ta krijuar Qendrën Memoriale në Batajnicë, të cilin sapo e firmosa.

Siç e dini, Batajnica është një nga varrezat masive në Serbi, ku janë hedhur trupat e qindra civilëve të pafajshëm, edhe të moshuar, gra dhe fëmijë.

Me qëllim të zhdukjes së gjurmëve dhe të ikjes nga drejtësia, pas vrasjes në mënyrë monstruoze, kufomat e viktimave janë bartur mbi 400 km nga vendi i krimit, nga ana e urdhërdhënësve dhe ekzekutuesve, që ishin edhe zyrtarë shtetërorë të Republikës së Serbisë.

Kjo hapësirë, ku janë varrezat masive shfrytëzohet ende sot nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.

https://www.batajnicamemorialinitiative.org/al/peticija?