Kadaj-Bujupi e quan zogëz Albin Kurtin
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për marrjen e vendimit për heqjen pjesërisht të taksës 100 për qind për mallrat serbe dhe atyre të BeH-së.
Ai thotë se i pari i Qeverisë i thoshte presidentit Hashim Thaçi “me neve skifter a jashtë pulë”, duke shtuar se ai vetë nuk është as pulë. “zogëz” e ka quajtur Kadaj-Bujupi.
Kurti më herët përmes një konference ka paralajmëruar se do të heqin tarifën 100 për qind për lëndën e parë të ardhur nga Serbia dhe BeH.