Ka ndërruar jetë ish mësuesi Murat Murati i sulmuari dhe i plaçkituri muaj më parë nga një qytetar rom nga Bujanoci
I sulmuari muaj më parë, Murat Murati, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike të Nishit.
Lajmin mbi vdekje e mësuesit në pension, e ka bërë të ditur, djali i tij Muhameti, nëpërmjet një postimi në facebook, ku ka shkruar:
„Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi“
Me dhimbje te thelle njoftojme familjare, miq e dashamire se sot me 15 Mars 2020 nderroi jete babai im Murat (Vehbi) Murati.
Per ceremonine e varrimit do te njoftoheni me kohe.
Familja Murati,
Bujanovc
Kujtojmë se, Murati Murati ish mësues në pension u sulmua dhe u plaçkit në mënyrë brutale më 5 shkurt, nga Vaxhid Abedini – 29 vjeçar, qytetar rom nga Bujanoci.
Vaxhidi, e kishte goditur mëesuesin Murat për disa herë me çekan në kokë dhe pasi e kishte alivanosur, i’a kishte rrëmbyer mbi 8 mijë euro