Ka filluar vendosja e Kontejnerëve të rinj në qytetin e Preshevës
Ndërmarrja Publike Moravica sot ka filluar me vendosjen e kontejnerëve të ri të mbeturinave në institucionet publike dhe në disa vende të caktuara në qytet.
Këto kontejnerë do të shërbejnë për reduktimin e mbeturinave dhe për mbajtjen dhe pastërtinë në qytet.
Të gjitha këto janë donacion nga një bashkatdhetar i yni i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
Ndihmat që ofrojnë Diaspora jonë qytetit të Preshevës janë të panumërta.