Juventusi kompleton rikthimin e pabesueshëm, kalon në çerekfinale të LK-së me hetrik nga CR7
Juventusi ka arritur të kompletojë rikthimin e pabesueshëm ndaj Atletico Madridit duke u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve falë një fitore prej 3-0 para shikuesve të vet.
Juventusi ka zhvilluar një pjesë të parë shumë të bukur ndaj Atletico Madridit, duke e mbyllur në epërsi 1-0.
Fillimisht Juventusi shënoi që në minuta e para me Giorgio Chiellinin, por që u anulua për goditje dënimi ndaj portierit Jan Oblak.
Zonja e Vjetër nuk u ndal me sulme drejt portës së spanjollëve.
Goli erdhi në minutën e 27-të kur harkimin e Federico Bernardeschit e dërgoi në rrjetë Cristiano Ronaldo.
Juventusi edhe pas golit nuk u tërhoq dhe krijoi disa raste për golin e dytë, por pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale.
Zonja e Vjetëre vazhdoi edhe pjesën e dytë me sulme dhe agresivitet të madh në sulm.
Një harkim i saktë i Joao Cancelos e gjeti Ronaldon që u shkëput në zonë për të shënuar me kokë për 1-1. U desh intervenimi i teknologjisë së vijës së golit për të pranuar këtë gol (48’).
Atletico nuk bënte asgjë në vazhdim të takimit kurse sulmet e Juventusit nuk u ndalën.
Fillimisht Mandzukic kishte një mundësi të artë të pa shfrytëzuar, ndërsa më pas u inkuadrua Moise Kean.
Shtët minuta pa përfunduar takimi ishte Kean ai që u gjet përballë portierit Oblak, por që nuk shndërroi në gol një rast ideal.
Më pas një solo epërtim fantastik i Bernardeschit e detyroi brenda zonës Gimenezin që të ndërhyrjë në formë të palejueshme, e që ndikoi që Bjorn Kuipers të akordojë penalti.
I saktë nga pika e bardhë u tregua Cristiano Ronaldo që e kompletoi hetrikun për 3-0 dhe gëzimin e madh në stadiumin Allianz të Torinos.
Deri në fund Atletico nuk pati asnjë mundësi të vetme shënimi dhe Juventusi me paraqitjen më të mirë në vitet e fundit arriti që të sigurojë triumfin dhe kualifikimin me rezultatin 3-0 në ndeshjen e dytë, e rezultat të përgjithshëm 3-2 pas dy ndeshjeve.
Juventusi kështu ka treguar karakter të madh para tifozëve të vet, kurse shorti për çerekfinalet hidhet të premten