Juve fiton në sekondat e fundit dramën me Napolin
Juventusi ka arritur të fitojë ndaj Napolit në kryendeshjen e xhiros së dytë të sezonit në Serie A.
“Zonja e Vjetër” fitoi 4 me 3 në një ndeshje dramatike.
Danilo, Gonzalo Higuain e Cristiano Ronaldo realizuan fillimisht për Juventusin para se Napoli të barazonte gjithçka përmes Manolasit, Lozanos e Di Lorenzos.
Kur gjithçka pritej të mbyllej baras, qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly gabimisht shënoi në portën e tij, në sekondat e fundit, për t’ia dhënë tri pikë Juventusit.
Pas dy xhirove, Juve ka gjashtë pikë, ndërsa Napoli ngel në tri.