Lajme

Juncker: Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk hyjnë në BE, rrezikojmë të kthehemi në vitet e nëntëdhjeta

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektivë reale të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sepse përndryshe ekziston rreziku i kthimit në vitet 90-ta të shekullit të kaluar. “Nëse këto vende nuk bëhen anëtare të Bashkimit Europian, ne rrezikojmë të kthehemi në vitet nëntëdhjetë. Mendoj se është çështje lufte ose paqeje”, ka thënë Juncker në një konferencë shtypi në Bruksel pas një takimi me presidentin slloven Borut Pahor. Ai, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka theksuar se do të bëjë gjithçka për qenë pjesë e takimit të Three Seas Initiative, të organizuar nga Presidenti Slloven në fillim të qershorit në Lubjanë. “Unë e mbështes plotësisht këtë nismë”, tha Juncker. Ndryshe, përveç deklaratës për vendet e Ballkanit Perëndimor, mediat e huaja kanë vënë në pah një detaj interesant të shefit të Komisionit Evropian. Ai gjatë një paraqitjeje është parë me një fashë në fytyrën e tij, derisa bisedonte me kryeministren britanike, Theresa May. Në këtë drejtim ai është raportuar të ketë thënë se po “vuan nga lodhja e Brexit”. Juncker, i cili zhvilloi bisedime me kryeministrin Theresa May, të mërkurën mbrëma, u ka thënë anëtarëve të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian se ai nuk është “shumë optimist” që mund të shmanget një Brexit pa marrëveshje. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektivë reale të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sepse përndryshe ekziston rreziku i kthimit në vitet 90-ta të shekullit të kaluar. “Nëse këto vende nuk bëhen anëtare të Bashkimit Europian, ne rrezikojmë të kthehemi në vitet nëntëdhjetë. Mendoj se është çështje lufte ose paqeje”, ka thënë Juncker në një konferencë shtypi në Bruksel pas një takimi me presidentin slloven Borut Pahor. Ai, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka theksuar se do të bëjë gjithçka për qenë pjesë e takimit të Three Seas Initiative, të organizuar nga Presidenti Slloven në fillim të qershorit në Lubjanë. “Unë e mbështes plotësisht këtë nismë”, tha Juncker. Ndryshe, përveç deklaratës për vendet e Ballkanit Perëndimor, mediat e huaja kanë vënë në pah një detaj interesant të shefit të Komisionit Evropian. Ai gjatë një paraqitjeje është parë me një fashë në fytyrën e tij, derisa bisedonte me kryeministren britanike, Theresa May. Në këtë drejtim ai është raportuar të ketë thënë se po “vuan nga lodhja e Brexit”. Juncker, i cili zhvilloi bisedime me kryeministrin Theresa May, të mërkurën mbrëma, u ka thënë anëtarëve të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian se ai nuk është “shumë optimist” që mund të shmanget një Brexit pa marrëveshje.