Jonida Maliqi gati për Eurovision, niset me delegacionin shqiptar në Tel Aviv
Delegacioni shqiptar është nisur sot për në Tel Aviv.
Këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, është nisur sot bashkë me delegacionin shqiptarë për në Izrael ku do mbahet edicioni i 64 i “Eurovisionit”, shkruan Magazina.al
Jonida bashkë me grupin kanë publikuar një fotografi nga Aeroporti i Tiranës, pak para nisjes në Tel Aviv, e ku shihet se kanë bërë me duar edhe simbolin e famshëm të shqiponjës.
Këngëtarja shqiptare, më 7 maj do ta ketë provën e parë në skenën e Eurovisionit, ndërsa do të mbajë disa prova të tjera deri në natën e 16 majit, kur do të prezentohet para publikut evropian.
Deri më tani vlerësimet për këngën shqiptare janë pozitive, ku në faqen më të madhe të lajmeve rreth Eurovisionit “Wiwibloggs”, kënga “Ktheju Tokës” është radhitur e dyta si favorite për të fituar, menjëherë pas Holandës e cila kryeson sondazhin. /