Bota

Joe Biden vendos zyrtarë pro Kosovës në top pozitat diplomatike

Më 20 janar, Joe Biden do të betohet që për katër vjet të jetë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë 78 vjeçari ka kompletuar ekipet e qeverisjes së tij.

Në krye të Departamentit të shtetit që është Ministria e jashtme amerikane ai ka vendosur tre top diplomatë.

Secili në mënyrën e tij kanë lidhje të forta e të veçanta politike me Kosovën.

I nominuar për sekretar shteti është Antony Blinken i cili bashkë me Joe Bidenin sa ishte zëvendëspresident kishin vizituar Prishtinën dhe ishte angazhuar për forcimin e Republikës së Kosovës.

E dyta në State departament do të jetë Wendy Sherman, person fort i besuar i ish-sekretares, Madeleine Albright. Sherman ka punuar me refugjatët e luftës së Kosovës.

Top tre në diplomacinë e Washingtonit do të rikthehet Victoria Nuland, që mbajti postin e ndihmëssekretares gjatë administratës Obama ku Biden ishte zëvendëspresident.

This post was last modified on 2021-01-15 9:03 pm