Jep dorëheqje asambleisti i PDSH’s, si i dyshuar për keqpërdorimin e votës
Nga burimet e veta nga Partia Demokratike Shqiptare dyshohet se këshilltari nga fshati Terrnavë, Xhelal Arifi ka dhënë dorëheqje dhe ja ka dorëzuar mandatin subjektit i cili e kishte kandiduar në zgjedhje.
Në seancën e fundit të Kuvendit komunal në Preshevë ku u votua për shkarkimin e Kryetarit të Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, edhe pse partitë që formuan koalicionin e ri qeverisës kanë shumicën prej 21 këshilltarëve, shkarkimi i Arifit nuk kaloi pasi që për shkarkimin e tij votuan 19 këshilltar edhe pse paraprakisht iniciativën për shkarkim e kishin nënshkruar 21 këshilltar nga radhët e PDSH, PVD dhe LR.
Një këshilltar nga radhët e PVD-së përmes një statusi në facebook kishte njoftuar se nuk do të voton edhe pse i njejti ishte nënshkrues i iniciativës për shkarkim. Ndërsa gjatë votimit një tjetër këshilltar kishte bërë fletvotimin të pavlefshëm, e që i pamundësoi shumicës së re të shkarkojnë Kryetarin Shqiprim Arifi.
Dyshimet mbrenda partive politike e sidomos mbrenda PDSH-së ishin se këshilltari nga Tërrnava ishte ai i cili votoi ndryshe nga qëndrimet e partisë së vet andaj kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare menjëher kishte kërkuar nga këshilltari Xhelal Arifi që të deponojë dorëheqjen nga këshilltari komunal, gjë që sipas burimeve jozyrtare të rtvpresheva.com i njëjti sot e ka deponuar në arhivën e komunës dorëheqjen e tij.
Pas kësaj dorëheqje, Partia Demokratike Shqiptare, Partia për Veprim Demokratik dhe Lëviyja për Reforma përsëri do të kenë shumicën në Kuvendin e Preshevës, ndërsa egzekutivi, sipas të gjitha gjasave, do të vazhdon të udhëhiqet nga Shqiprim Arifi edhe për së paku 6 muaj.