Shqipëri

“Jam ende negativ”, habit Pëllumb Pipero: Do doja të kisha rënë në kontakt me koronavirusin

Mjeku Pëllumb Pipero në një lidhje live për “News24” ka habitur me një deklaratë duke theksuar se është ende negativ por do donte të ishte pozitiv me COVID-19.

Pipero thotë se ka kryer testin dhe doli negativ por mjeku thotë se do dëshironte të binte në kontakt me koronavirusin.

“Po, e kam bërë testin, jam negativ akoma, por do doja të isha pozitiv të kisha rënë në kontakt me koronavirusin.”- tha Pipero.