Lajme

JAKSHIQ MERR KËRCËNIME PËR SHKAK TË PROTESTËS NË VERI TË MITROVICËS

Personi i cili në Twitter nënshkruhet si “Balkanfox” ka shkruar se Jakshiqin “duhet varur në qendër të “Terazijeve” në Beograd si shembull”, transmeton KoSSev.

Në një deklaratë dhënë RTV Kim, Marko Jakshiq tregon se e ka paraqitur kërcënimin. “Në ditën e sotme kushdo po kërcënohet me varje në “Terazije”, pas asaj çfarë i ndodhi Oliverit, shkakton arsye për brengosje, prandaj përmbajtjen e tweet-it të njëjtë ia kam dërguar Prokurorisë për Krim të Teknologjisë së Lartë në Beograd dhe pres reagimin e tyre, sepse në shekullin 21 mospajtimet politike zgjidhen me argumente e jo me varje”, thotë Jakshiq.

Përndryshe, siç ka lajmëruar më parë Insajderi.com., asamblisti Jakshiq  mbrëmë ka paralajmëruar se të shtunën në orën 18 do të mbahet protesta në veri të Mitrovicës në mënyrë që serbët e kësaj pjese të qytetit dhe vendeve tjera nga Kosova të solidarizohen me popullin në Serbi dhe me kërkesat e tyre të cilët tashmë disa javë po protestojnë në Beograd, Nish, Novi Sad, Suboticë, Sombor, Kragujevc por edhe nëpër qytete tjera të Serbisë.

Protesta sot është lajmëruar në Policinë e Kosovës