Lajme

Ja sa është aktualisht ndotja e ajrit në Prishtinë

Sipas “airvisual.com” për nga cilësia e ajrit në qytetet e rajonit, Prishtina renditet e 6-ta me vlerë të ndotjes-156, po aq sa ka edhe vendi i katërt në renditje qyteti i Sarajevës.
Edhe pse jemi në stinën e vjeshtës, në vendin tonë temperaturat vazhdojnë të jenë të larta dhe kanë filluar problemet me ndotjen e ajrit në Kosovë e sidomos në kryeqytetin e Prishtinës.
Sikurse edhe viteve të kaluara, siç duket edhe këtë vit vlerat e ndotjes së ajrit do të jenë po të njëjtat.

Sa i përket qyteteve të rajonit Beogradi qëndron më keq në renditje me vlerë të ndotjes-162, ndërsa Shkupi renditet i nënti me vlerë të ndotjes-152.

Indeksi i Cilësisë së Ajrit bazohet në matjen e PMB ( PM2.5 dhe PM10 ), Ozonit ( O3 ), Dioksidit të Azotit 2 ), Dioksidi i squfurit (SO2 ) dhe emetimet e monooksidit të karbonit (CO). Shumica e stacioneve në hartë po monitorojnë të dyja të dhënat PM 2.5 dhe PM 10 , por ka pak përjashtime ku vetëm PM 10 është në dispozicion.