Ja kur do të bëhet varrimi i dy të rinjëve që humbën jetën në aksidenti e mbrëmshëm mbi fshatin Lluçan
Varrimi i dy të rinjëve nga fshati Lluçan, që humbën jetën në një aksident komunikaciono, do të bëhet sot, pas namazit të ikindisë.
Lajmin e ka bërë të ditur imamini fshatit Lluçan, Xhelal Jakupi, përmes një postimi në facebook.
“Njoftim:
Ju njoftojmë se varrimi i dy djelmoshave të fshatit tonë që humbën jetën mbrëmë bëhet pas namazit të Ikindisë.
Qofshi të Xhennetit Bulent dhe Rexhep.
Zoti ua shtoftë durimin familjeve dhe gjithë miqëve” – thuhet në njoftimin e hoxhës së fshatit Lluçan.
Kujtojmë që, dy të aksidentuarit për vdekje, janë Bulent Sabedini dhe Rexhep Bilalli, derisa në veturë e aksidentuar ndodheshin gjashtë persona, kryesisht të rinjë nga fshati Lluçan./l.lajm