LajmeTë fundit

Kryetari Arifi takohet me kryetarët e bashkësive lokale dhe shtabin për situata të jashtzakonshme

Kryetari komunës sot ka thirrur në takim kryetarët e bashkësive lokale të komunës sonë, nje pjesë të shtabit për situata të jashtzakonshme për arsye të informimit rreth fushatës kundër zjarrit. Kryetari komunës kërkoi bashkëpunim në mes bashkësive lokale dhe organeve kompetente në raste fatkeqësie, sidomos rastet e fundit ndezja e zjarreve.

Gjithashtu u njoftuan të pranishmit edhe rreth denimeve në rast se identifikohen zjarrëvëniet që fillojnë nga 300.000 din deri në 1 mln din.

Nga shtabi për situata të jashtzakonshme u spjegua plani aksional kundër zjarrit për vitin 2019 , plan ky që është hartuar për herë të parë në komunën e Preshevës.

Të pranishmit u morën vesh që çdo bashkësi lokale të ketë takime dhe mbledhje më të shpeshta mes bashkësive lokale dhe shtabit për situata të jashtzakonshme ku bëjnë pjesë edhe policia, ndërmarrja publike Moravica, Policia, enti Zjarrëfiksave, etj.

1985 është numri pa pagesë që duhet të thirret për çdo emergjencë, zjarrëvënje apo ndonjë fatkeqësi tjetër.