LajmeShqipëri

Ja ku i kanë punësuar fëmijët, gratë dhe dashnoret kasta që sundon dhe zhvat Shqiperine

Familjarët e politikanëve dhe gjyqtarëve kanë pushtuar administratën publike, shqiptarët e shkolluar punojnë si kamerierë, në fabrika, call center dhe kërkojnë azil, kjo është Shqipëria e padrejtësisë e Edi Ramës, Sali Berishës, Ilir Metës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit

Administrata publike, ashtu si Blloku gjatë regjimit komunist, është kthyer në një oaz për familjarët e klasës politike të korruptuar shqiptare, e cila sundon dhe vjedh prej 28 vitesh shqiptarët dhe Shqipërinë.

Ndërsa shqiptarët e shkolluar punojnë si kamerierë, në fabrika, call center dhe kërkojnë azil në vende të ndryshme të BE, fëmijët, gratë dhe dashnoret e politikanëve shqiptarë krihen në pozicionet më të lakmuara të administratës publike.

Këtu përfshihen edhe gratë dhe dashnoret e prokurorëve, gjyqtarëve, ambasadorëve, oligarkëve, drejtorëve etj.Institucioni më i preferuar, për shkak të rehatisë dhe luksit të shfrenuar është Banka e Shqipërisë, e cila tashmë po kapet nga oligarkët, përmes zarit të tyre Ridvan Bode, i cili është propozuar nga Edi Rama për t’u bërë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës.

Bijtë e kastës politike që sundon dhe vjedh shqiptarët prej 28 vitesh janë mbledhur pikërisht tek vendi i parave, ndërsa shqiptarët që janë jashtë kësaj kaste, janë të papunë ose bëjnë punë të rëndomta.

Pas bankës, si vjen i preferuar vjen shërbimi diplomatik për të afërmit e kastës në pushtet. Më tej vijnë të gjitha ministritë, kryesisht në vende kur nuk bëjnë asgjë, por vetëm marrin rrogën. Pronat dhe hipotekat janë gjithashtu të preferuara.

Familjarët dhe dashnoret e politikanëve kanë zënë vendet kyçe në sektorët më të rëndësishëm të administratës publike, ku gjithë ditën e kalojnë para pasqyrave, nëpër kafe dhe rrjete sociale. Socialistë, demokratë dhe të paparti, mjaftojnë që të shikojnë këtë listë, për të kuptuar se kush po i sundon dhe se sa kriminale dhe e ndyrë është kjo klasë politike.

Kjo listë është vetëm një ilustrim, pasi lista punësimeve nepotike dhe politike është shumë e gjatë dhe e shtrirë në çdo zyrë të shtetit shqiptar. Kjo është Shqipëria e padrejtësisë nën sundimin e një grupi mafioz me në krye Edi Ramën, Ilir Metën dhe Sali Berishën.

Pushtimi i administratës është vetëm një nga aktet keqbërëse të klasës mafioze politike, e cila vjedh vendin për ta sunduar dhe e sundon duke e vjedhur.

Njerëzit e kastës sunduese në administratë

Bashkëshorti i ministres Ogerta Manastirliut, drejtor në OSHEE.Vajza e deputetit Rexhep Rraja, punon tek OSSHE

Djali Anastas Angjelit, Eros Angjeli, i punësuar në Ministrinë e Integrimit, tani pjesë MPJ

Bashkëshortja e deputetit të LSI Shezai Rokaj është shefe finance pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave,

Djali i Shezai Rokaj anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të UKT, në Komision Ad Hoc pranë Këshillit të Qarkut Tiranë, pedagog pranë Fakultetit te Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, 748 541 Lekë. Vajza Shezai Rokaj specialiste pranë AKEP dhe pedagoge e jashtme pranë Albanian University.

Gruaja e Dhori Kules punon pranë ISSH. Vajza e Dhori Kules, doktoraturë të vjedhur, pedagoge pranë Fakultetit të Ekonomisë.

Vajza e Tritan Shehut, Aida Shehu punonjëse në Bashkinë e Tiranës.

Bashkëshorti i Grida Dumës grada këshilltar në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme,

Bashkëshortja e deputetit Xhemal Xhunkshi, Teuta Gjunkshi, punon në Bashkinë e Tiranës.

Bashkëshorti i deputetes Evis Kushi, specialist sporti pranë Bashkisë Elbasan, specialist pranë OSHEE Elbasan, i Klubit të Futbollit Elbasan, i jashtëm pranë Universitetit ‘A Xhuvani’.

Bashkëshortja e Fatmir Mediut, Përgjegjëse Sektori në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë

Bashkëshortja e deputetit Lorenc Luka drejtore e bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

Bashkëshortja e deputetit Luan Duzha, doganiere

Bashkëshortja deputetit Romeo Gurakuqi, punonjëse e Institutit të Zhvillimit të Arsimit pranë MARS.

Djali i Zhezair Zaganjorit, Renis Zaganjori, punon te Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

Vajza e Lindita Nikollës e punësuar në Bankën e Shqipërisë.Bashkëshortja e Adriatik Llallës punon si Përgjegjëse Sektori pranë ISKSH.

Bashkëshortja e deputetit Hekuran Hoxhalli, specialiste në institucionin e Presidencës

Djali i Tom Ndrecës punon në Ministrinë e Drejtësisë. Djali tjerët Tom Ndrecës punon tek ZVRPP Tiranë.

E bija e Vitore Tushës punon tek Avokatura e Shtetit.

Bashkëshortja e Ditmir Bushatit, konsulente e projekteve të Këshillit të Evropës në Shqipëri dhe Kosovë

Bashkëshortja deputetit Enkelejd Alibeaj, këshilltare e Zv.Kryeministrit

Bashkëshortja e deputetit Dritan Bici, kryeinxhiniere në ndërmarrjen e Ujërave Gramsh

Bashkëshorti, i deputetes Fatbardha Kadiu specialist i Auditit të Brendshëm në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës

Bashkëshortja e Ilir Zelës, kryetarit të AKEP, merr pagën tek OSHEE.

Vajza e Qazim Sjedinit, kryetarit të Bashkisë Elbasan, pedagoge në Universitetin e Elbasanit.

Bashkëshortja e Vangjush Dakos përgjegjëse laboratori, Drejtoria Rajonale Shëndetësore

Bashkëshortja e kreut të Bashkisë Dibër Muharrem Rama Shefe Laboratori në Spitalin Rajonal Peshkopi.

Bashkëshortja e Klement Zgurit punon pranë Drejtorisë së Transmetimeve në RTSH.

Djali i Klement Zgurit punon në Ministrinë e Transporteve.

Bashkëshortja e Denar Bibës punon në Gjykatën e Lartë si ndihmës ligjore.

Bashkëshortja e deputetit Flamur Golemi, Drejtoriasë Shëndetit Publik, Gjirokastër Bashkëshortja e deputetit Gjetan Gjetani, drejtoreshë e shkollës “28 Nëntori”, Milot

Bashkëshortja e deputetit Gledjon Rehovica punon në Qendrën Spitalore Universitare

Bashkëshortja e deputetit Helidon Bushati psikologe në QSUT. Bashkëshorti i Jorida Tabakut punon tek Fakulteti i Ekonomisë

Bashkëshorti i Klajda Gjoshës Këshilltar Ekzekutiv pranë Autoritetit Portual

Vajza e Nasip Naços punon pranë Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Djali i deputetes Nora Malaj punon në Policinë Gjyqësore

Bashkëshortja, deputetit Përparim Spahiu, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës

Bashkëshortja, Znj. Albana Xhelilaj, zv.drejtore e shkollës 9-vjeçare “Sh. Mazreku Durrës, djali specialist në Autoritetin Portual

Bashkëshorti i zëvendësministres Senida Mesi, punon tek Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë dhe si pedagog i jashtëm në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Deputetja Vasilika Hysi, bashkëshorti punonte Shërbimi i Provës, vajza tek ASPA

Bashkëshortja deputetit Nuri Belba, punon në Postën e Librazhdit/ Bashkëshortja e Aldo Bumçit në Ministrinë e Jashtme

Vajza e Ridvan Bodes, Adela Bode, e punësuar në Bankën e Shqipërisë

Bashkëshortja e Bashkim Dedes, Nëndrejtore tek shkolla “Jeronim De Rada”. Motra e Eno Bozdos e punësuar në Bankën e Shqipërisë

Bashkëshortja e prokurorit Petrit Fusha punon në Bashkinë e Tiranës

Bashkëshortja Neritan Cekës punon te AKKP. Bashkëshortja e Kastriot Islamit punon pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit

Bashkëjetuesja e Edi Palokës në Bibliotekën e Shkollës së MagjistraturësBashkëshortja e Flamur Nokës, Fakulteti  Shkencave të Natyrës.

Motra e Ylli Manjanit punon në Departamentin Juridik në Bankën e Shqipërisë

Djali i Dritan Brocit punon pranë Albkontroll. Kunata e Sali Berishës punon në Bankën e Shqipërisë

Vajza e Jozefina Topallit punon në në Bankën e Shqipërisë. Mbesa e ish-guvernatorit Ardian Fullani punon në Bankën e Shqipërisë

Nipi i ish-guvernatorit Ardian Fullani punon në Bankën e Shqipëris

Mbesa e Arjana Fullanit, gruas së Ardian Fullanit, punon në në Bankën e Shqipërisë

Bashkëjetuesja e gjyqtarit Bledar Abdallai, punon në Ministrinë e Drejtësisë

Bashkëshortja e gjyqtarit Arben Dosti, punon në Ministrinë e Drejtësisë. Bashkëjetuesi i Altina Xhoxhajt, Sekretar i Përgjithshëm në Presidencë.

Bashkëjetuesja e Gani Dizdarit, në INSTAT. Djali i Hysen Salikos punon në Ministrinë e Drejtësisë.

Bashkëjetuesja e Sokol Berberit, Përgjegjëse e Arkivit në Kuvendin e Shqipërisë.

Vajza e gjyqtares Frida Osmani, Kuvendi i Shqipërisë. Bashkëshorti i gjyqtares Flojera Davidhi punon pranë ALUIZNI në Korçë

Bashkëshortja e prokurorit Adnand Xhelili pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Bashkëshortja e prokurorit Isuf Demirneli punon pranë Agjencisë së Akreditimit të Universiteteve Publike në MAS.

Bashkëshortja i prokurorit Kudusi Shahu punon në Ministrisë së Mirëqenies Sociale

Djali i prokurores Marjeta Zaimi punon në ZQRPP Tiranë. Bashkëshortja e prokurorit Bilbil Mete punon pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Bashkëshortja e prokurorit Edison Ademi punon tek enti i banesave

Bashkëshortja e prokurorit Ardian Ylli, drejtore e Bibliotekës Publike Durrës.

Djali i tij punon pranë Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë. Bashkëshortja e prokurorit Zeqir Hoxha punon në ISSH Tiranë.

Bashkëshortja e Astrit Patozit, audituese në Kontrollin e Lartë të Shtetit

Bashkëshortja e Nard Ndokës punon në Ministrinë e Bujqësisë. Djali i Nard Ndokës punon në Bashkinë e Tiranës

Vajza e Nard Ndokës punon pranë KMSHC. Bashkëshortja e prokurorit Ndini Tavani punon në Drejtorisë e Burgjeve.

Bashkëshortii prokurores Ledina Lera punon pranë Ministrisë së Financave

Bashkëshortja e prokurorit Eugen Beci punon pranë Bashkisë së Tiranës

Bashkim Fino, djalin tek ANTA. Bashkëshortja e Bensik Barajt punon në Universitetin Politeknik të Tiranës

Bedri Mihaj, bashkëshorten dhe djalin tek Spitali i Traumës. Eglantina Gjermeni, bashkëshorti tek Banka e Shqipërisë

Valentina Leskaj, djali tek Bashkia Elbasan

Vasilika Hysi, bashkëshorti tek Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimit të Provës dhe vajza tek Fakulteti i Drejtësisë.

Bashkëshortja e prokurorit Armand Gurakuqi punon pranë UKT. Bashkëshortja e prokurorit Artur Ismajlukaj, punon si Drejtoreshë Shkolle.

Bashkëshorti u prokurorit Anila Pappa, punon në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë.

Bashkëshortja e prokurorit e Arben Nela, Ministria e Transportit. Arben Ristani, bashkëshortja tek Universiteti i Tiranës

Bashkëshortja e prokurorit Ardian Braho, Bashkia e Tiranës.

Bashkëshortja e prokurorit Besnik Cengu Qendra Shëndetësore në Kamëzm, djali Shtypshkronjës së Letrave më Vlerë.

Djali tjetër Arjan Cengu punon pranë ZVRPP në Tiranë.