Lajme

Ja çfarë shkruajnë mediat serbe për mos heqjen e taksës nga Albin Kurti

Çka fshihet pas paralajmërimit të ushtarëve amerikan nga Kosova, që është porosia më e ashpër për shqiptarët, kryeministri i Kosovës Kurti tenton të prolongojnë vazhdimin e dialogut në pritje që demokratët të vijnë në Shtëpinë e Bardhë, shkruan “Novosti”.

Mundësia e tërheqjes së 650 ushtarëve amerikan nga Kosova është porosia më e ashpër e Uashingtonit për pushtetin e Prishtinës që vazhdimisht refuzojnë heqjen e taksës për mallrat serbe.

Në përpjekje për “disiplinim” të kryeministrit Kurti, ShBA kanë kërcënuar me shkurtimin e ndihmës zhvillimore, ndërsa më pas ka pasur seri të vërejtjeve të bashkëpunëtorëve të Trampit se Kosovës i rrezikohet edhe mbështetja ushtarake.

Lidhur me deklaratën e senatorit amerikane Perdju se është koha që trupat amerikane të kthehen, Kurti ka thënë se nuk beson se trupat amerikane të KFOR-it të lëshojnë Kosovën.

“Kemi parë dëshirën e djalit të presidentit amerikan, por kjo nuk ka lidhje me taksën, nëse atë vendim e merr presidenti amerikan ajo ende nuk është e lidhur me taksën, bëhet fjalë për zvogëlimin e trupave siç kanë bërë nga Siri dhe Afganistan” citohet të ketë deklaruar Kurti duke shpreh mendimin se “ShBA mbeten në të gjitha format në Kosovë, në ekonomi, kulturë, mbrojtje” etj.

Duke mos marr parasysh kërkesën amerikane për heqjen e taksës, Kurti përmendi zëvendësimin e taksës me reciprocitet.

Nemanja Staroviç nga Qendra për stabilitet shoqëror thotë se qëllimi i qartë i Kurtit është që me të gjitha mjetet të prolongoj vazhdimin e dialogut, që të pres zgjedhjet amerikane në nëntor dhe kthimin e demokratëve në Shtëpi të Bardhë, sikur që paraardhësi Haradinaj ishte i sigurt për përzierjen ruse në zgjedhjen dhe largimin e Trampit.

“Por si duket administrata amerikane e ka kuptuar Kurtin dhe është e gatshme që të realizoj planet duke shfrytëzuar të “gjitha letrat” duke e pasur të qartë se në duar të Uashingtonit gjenden të gjitha adutet. Njoftimi për tërheqjen e trupave ushtarake është porosia më e ashpër për Prishtinën”.

Ish – shefi i gjeneral-shtabit të ushtrisë së Serbisë Branko Krga për “Novosti” theksoi se është e qartë se porosia nga Uashingtoni aktualisht është kryesisht në funksion të presionit ndaj Kurtit:

“Në ardhmëri, tërheqja e ushtarëve amerikan nga Kosova mund të bëhet opsion real, nëse ShBA vlerësojnë se nuk e kanë më interes që të qëndrojnë aty po nëse vlerësojnë se në regjione tjera kanë obligime më të rëndësishme. Apo nëse administrata e Trampit do që të realizoj një efekt të madh politik” tha Krga.