IZRAELI NUK NJEH AS “8 MARS”, SHTATË GRA PALESTINEZE ARRESTOHEN NË DYERT E XHAMISË AL-AKSA
Policia izraelite arrestoi të enjten mbrëma shtatë gra palestineze, nga Jerusalemi i pushtuar në vitin 1948 dhe i mori në pyetje në një nga stacionet e tyre në Qytetin e Vjetër.
Sipas burimeve lokale, gratë u arrestuan pasi po largoheshin nga xhamia al- Aksa nëpërmjet dyerve al-Asbatit dhe Hitta.
Policia ka akuzuar gratë për shqetësim të rendit publik dhe tha se do t’i mbante ato në paraburgim deri të premten.
Gratë e ndaluara janë Nahida Mahajena, Muntaha Imara, Nour Mahamid, Islami Mahamid, Samah Mahamid, Ra’ida As’id dhe Su’ad Obeida.
Ndërkohë, policia izraelite, të njëjtën ditë pasdite, e arrestoi Shejhun Nuruddin al-Raxhbi në një nga portat e Xhamisë së al-Aksa dhe e dërgoi në stacionin al-Kishla për ta marr’ në pyetje.
Policia izraelite arrestoi gratë dhe Shejh Raxhbin pasi hynë në zonën ku falet namazi, në Bab al-Rahma, në Xhaminë al-Aksa, pasdite dhe tha “Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi)” gjatë pranisë së kolonëve hebrenj në vendin e shenjtë