Bota

Izraeli është duke u përgatitur për një operacion të gjerë kundër Hamasit

Izraeli është duke u përgatitur për një operacion të gjerë në Gaza kundër gurpit terrorist Hamas, ka thënë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, njoftoi media lokale.

“Nëse duhet të fillojmë një operacion të gjerë, ne do t’i godasim ata grupet terroriste në Gaza shumë rëndë, por vetëm pasi të gjitha opsionet e tjera të shteren”, citohet të ketë thënë Netanyahu nga gazeta Jerusalem Post.

Kryeministri izraelit këto komente i ka bërë vërejtjet vizitës në zonën kufitare me Gazën, ku është takuar me disa komandantë të divizioneve dhe brigadave.

“Ne po forcojmë kordonin e sigurisë rreth Gazës. Jemi duke vepruar në disa fusha në të njëjtën kohë”, ka shtuar Netanyahu.

Pas vizitës, ai po ashtu është shprehur se nuk do të hezitojnë nëse “ngelin të detyruar” të futen në një “luftë të gjerë”, thuhet në një njoftim të kryeministrisë izraelite, sipas së cilës, Netanyahu ka këmbëngulur në shtimin e pranisë ushtarake në kufirin me Gazën.

Të hënën, luftëtarët izraelitë sulmuan Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi në hakmarrje ndaj raketa të hedhura në territorin izraelit, që raportohet të ketë shkaktuar shtatë të plagosur në veri të Tel Avivit.

Menjëherë pas kësaj, ushtria vendosi bateritë e mbrojtjes ajrore në të gjithë vendin dhe dërgoi dy brigada të tjera të këmbësorisë në zonën tampon midis Izraelit dhe Gazës.