LajmeTë fundit

Komuna e Preshevës vazhdon të injoroj kërkesën KKSH-së

Komunës se Preshevës edhe pse iu dorezua kerkesa për hapjen e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë, ajo nuk po arrin të përmbushë të drejtën për lejimin e hapjes së zyrës së KKSH.

Më 11 mars KKSH dorëzoi kërkesën e dytë për lejimin e hapjes të një zyre në Preshevë, por deri më sot nuk kemi ende asnjë përgjigje apo veprim nga ana e kryetarit të Komunës së Preshevës.

Ndërsa sipas zyrtarëve KKSH konsiderojnë se: “Hapja e zyrës edhe në Komunën e Preshevës ka qëllim të jetë edhe fizikisht prezent e që asiston në operacionalizimin e veprimtarisë së tij në mbledhjen dhe sistemimin e të dhënave, monitorimin e zbatimit e të drejtave të shqiptarëve nga fushat përkatëse.”