Bota

Izraeli do ta ekzaminojë vaksinën ruse kundër COVID-19

Izraeli ka thënë se do ta ekzaminojë vaksinën e Rusisë kundër COVID-19 dhe do të futet në negociata për blerje të saj nëse zbulohet se është “produkt serioz”.

“Ne po e përcjellim me viligjilencë gjitha raportet, pavarësisht se çfarë shteti. Ne kemi diskutuar raportet nga qendar e hulumtimeve në Rusi për zhvillimin e vaksinës. Nëse jemi të bindur se është produkt serioz, atëherë do të futemi në negociata. Por, nuk dua të zhgënjej askënd. Stafi profesional i ministrisë po punon gjatë gjithë kohën. Vaksina nuk do të dalë nesër”, ka thënë ministri i Shëndetësisë i Izraelit, Yuli Edelstein, raporton agjencia Reuters.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të martën ka njoftuar se shteti i tij ka aprovuar vaksinën kundër COVID-19, pas më pak se dy muaj testime te njerëzit. Ai madje ka thënë se një nga vajzat e tij e ka marrë vaksinën. Por njoftimi i Rusisë është pritur me skepticizëm nga shtetet tjera të botës. Dyshohet në sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës ruse, që për tregun e huaj është emërtuar “Sputnik V”, për faktin se nuk është testuar mjaftueshëm.

Ministri i Shëndetësisë i Rusisë ka mohuar akuzat se vaksina ruse është e pasigurt.

Izraeli është duke e zhvilluar vet një vaksinë kandidate dhe planifikon të fillojë fazën e testimit te njerëzit në tetor. Po ashtu ka firmosur me Modernan dhe Arcturus Therapeutics për opsionin për të blerë vaksinat potenciale të tyre.