Lajme

Vdes në Turqi, themeluesi i Poliklinikës ‘BIOHIT’, Albert Rexhaj

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm (E Mërkurë) ka ndërruar jetë në një nga Qendrat Spitalore prestigjioze të Turqisë, themeluesi i Poliklinikës ‘BIOHIT’, Albert Rexhaj.

Albert Rexhaj ka vdekur në moshën 41 vjeçare.

Tani e tre javë Rexhaj ishte diagnostifikuar me Covid 19, përderisa kohëve të fundit vuante nga sëmundje të mushkërive dhe imunitative.

Ceremonia mortore e të ndjerit Albert Rexhaj pritet të zhvillohet ditën e Premtë.

Lajmin për ‘RADIO 1’ e ka konfirmuar zyrtarisht Blend Sahatçiu – Menaxher i Qendrës Diagnostike Terapeutike ‘Biohit’ me shtrije në disa komuna të Kosovës, në mesin e tyre edhe në Pejë.

Me pikëllim të thellë, sot kemi pranuar lajmin e kobshëm nga Turqia, se Alberti ka ndërruar jetë. Ka vdekur, i diagnostifikuar tash e tre javë me Covid 19, por si rast i trajtuar me vite nga probleme shëndetësore imunitative dhe me mushkëri. Alberti i dha shumë mjekësisë, ishte shpirt i bardhë, punëtorë dhe ne nuk po besojmë se ai ka ikur. Ai i cili na printe në sfida e suksese. Konfimojmë se varrimi pritet të bëhet ditën e Premtë, kjo për shkak të procedurave të nisjes së kufomës nga Stambolli, nga Turqia.”-tha për ‘RADIO 1’ Blend Sahatçiu – Menaxher i Qendrës Diagnostike Terapeutike ‘Biohit’.

Të prekur thellë për ikjen e Rexhajt, kanë ngushëlluar staf i gjërë i profesionistëve shëndetësorë nga Peja, Istogu dhe qendra tjera të vendit./Njeshi/