Lajme

Ivica Daçiq: SHBA-ja Serbinë nuk po e shikon më si “fëmijë i keq”

Disa vende të Bashkimit Evropian po bëjnë lojë të dyfishtë dhe nuk po duan që të arrihet marrëveshja e Serbisë me Kosovën në të cilën ata nuk janë faktorë udhëheqës, ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ndërsa ka përshëndetur angazhimin e SHBA-së në këtë drejtim.

Daçiq, siç njofton portali serb “danas” ka thënë se “SHBA-ja nuk mund ta zëvendësojë procesin negociues, por mund të ndihmojë në zhbllokimin tij nëse hiqet taksa”.

“Shumë delegacione nga SHBA-ja tashmë kanë arritur në Beograd, do të shkojnë në Prishtinë e kthehen te ne. Sa na përket ne, nuk ka nevojë që ato të vijnë në Beograd, le ta zgjidhin problemin me Prishtinën që të hiqet taksa e ne shkojmë tutje”, citohet të ketë thënë Daçiq, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se qasja e SHBA-së ndaj Serbisë ka ndryshuar dhe se Serbia nuk shikohet më “si një dalë i keq” ndërsa ka shtuar se SHBA-ja nuk po e kupton si është e mundur që Kosova nuk do ta dëgjojë për heqje të taksës.

“Më duket e pabesueshme, nga pak edhe e dyshimtë, por mendoj se SHBA-ja nuk bën lojë të dyfishtë. Por këtë e bëjnë disa shtete evropiane sepse nuk dëshirojnë që marrëveshja të arrihet shpejt dhe në parimet si është biseduar e ku ato nuk kanë pasur rolin udhëheqës”, ka thënë Daçiq.