Ivica Daçiq e pranon: Serbia e propozoi ‘Ballkanin e Hapur’
Kryeparlamentari serb, Ivica Daçiq ka thënë se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” ka ardhur si propozim i Serbisë. Kjo, sipas Daçiçit është edhe arsyeja pse disa vende po refuzojnë t’i bashkohen kësaj nisme.

“Kundërshtarët e saj janë më shumë kundërshtarë të Serbisë sesa vetë idesë, sepse i shqetëson fakti që shteti ynë e ka propozuar atë iniciativë”, thaka thënë Daçiq për mediat.
Ai tha se: ““Ballkani i Hapur” mund t’i shqetësojë vetëm ata që janë kundër bashkëpunimit”, shkruan Express.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot dhe nesër do të qëndrojë në Tiranë, ku do të marrë pjesë në takimin e radhës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në kuadër të iniciativës së “Ballkanit të Hapur”.