Itali: Lojtarët zbresin me maska mbrojtëse në fushën e gjelbër
Lojtarët e skuadrës italiane Pescara (Seria B) u shfaqën në fushë të veshur me maska kirurgjikale para ndeshjes së tyre në Benevento, përderisa vendi është në mes të një epidemie të virusit korona, raporton Ministria e Lajmeve.
“Të shqetësuar për shëndetin e lojtarëve tanë dhe atë të kundërshtarëve tanë, ne hymë në fushë me maska mbrojtëse,” shkruan klubi në llogarinë e tyre në Twitter.
Ish-klubi i Marco Verratti publikoi edhe foto të ngrohjes para ndeshjes, në të cilën ne i shohim të gjithë lojtarët të veshur me maska, raporton Ministria e Lajmeve.
“Ata u hoqën vetëm me ftesë të gjyqtarit sepse nuk ishin parashikuar në rregullore,” sqaroi klubi Pescara.
PREOCCUPATI PER LA SALUTE dei nostri giocatori e per quella degli avversari, siamo scesi in campo indossando le mascherine protettive. Queste verranno rimosse solo su invito dell'arbitro poiché non previste dal regolamento. #coronoravirus | #BenPes | Ore 21 pic.twitter.com/Pj2xQBwc4c
— Pescara Calcio (@PescaraCalcio) March 8, 2020