Bota

“Istria dhe Dalmacia janë italiane!”, kërkon falje kreu i PE

Kreu i parlamentit evropian Antonio Tajani kërkoi ndjesë për komentet e bëra pak ditë më parë, kur iu referua pjesëve të Kroacisë dhe Sllovenisë si italiane.

Duke i bërë homazh italianëve që kanë vdekur dhe që janë larguar nga rajonet kufitare të Detit Adriatik gjatë masakrave të Luftës së Dytë Botërore, Antonio Tajani i cilësoi gadishullin e Istriës dhe Dalmacinë si italiane.

Anëtarja kroate e Parlamentit Evropian, Ivana Maletiç, tha se komentet e Tajanit ishin “krejtësisht të papranueshme” dhe mund t’i shtyjnë qytetarët kroatë që të mos votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në muajin maj. Deklarata u dënua edhe nga ministri jashtëm slloven Miro Cerar.

Tajani sqaroi gjatë një sesioni parlamentar në Strasburg se fjalët e tij janë keqinterpretuar. Ai tha se referimi ndaj rajoneve nuk ishte pretendim territorial, por një mesazh paqeje mes popujve.