Lajme

Ish këshilltari i Hashim Thaçit: Specialja u formua nga Serbia dhe nga soji i Donika Gërvalles


Ish këshilltari i Hashimt Thaçit, Adil Behramj ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës, por edhe deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla. 

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Gjykata Speciale u formua nga dy kategori. Sipas tij e para është struktura e sigurisë serbe dhe siç ka thënë si soji i Donika Gërvalles.

Reagimi i plotë:

Dy kategori kanë punuar pandalshëm për krijimin e Gjykatës Speciale. E para, strukturat e sigurisë së Serbisë, që janë angazhuar intensivisht për “kriminalizimin” e luftës së UÇK-së, duke fabrikuar dosje të rreme. E dyta, soji i Donika Gërvalla-Schëarz, e cila pa fije turpi akuzonte nëpër studio televizive dhe i shpallte kriminelë të luftës udhëheqësit e UÇK-së.
Le të shkon tash në Hagë për të dëshmuar!
Elitat politike në Serbi mohojnë rreth 400 masakra mbi popullsinë shqiptare, vrasjen e mbi 13 mijë shqiptarëve, përfshirë mbi 1300 fëmijë, dhunimin e rreth 20 mijë grave, spastrimin etnik dhe gjenocidin mbi popullsinë shqiptare. Ndërsa, çohet sërish tash kjo ministre dhe pa fije turpi bëhet avokate e Serbisë.
Kryediplomatja e Kosovës, me apo pa vetëdije, po e ndihmon instalimin e narracionit të Serbisë se kriminelët e luftës së Kosovës janë shqiptarët
!