Futboll

Ish-gjyqtari spanjoll: Goli i Ajaxit kundër Realit ishte i rregullt

Ajaxit iu anulua një gol në minutën e 38-të në ndeshjen e parë të 1/8 së finales kundër Real Madridit. Por, ish-gjyqtari spanjoll Andujar Oliver beson se goli ishte i rregullt.

Nicolas Tagliafico mendoi se i kishte dhënë epërsinë skuadrës holandeze kundër kampionit evropian dhe botëror, por VAR-i ndërhyu dhe e anuloi atë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, me VAR-in nuk pajtohet ish-gjyqtari spanjoll.

“Sa më shumë që i shoh pamjet, aq më shumë bindem se goli ishte i rregullt”, tha Andujar për Radio MARCA.