FutbollSporti

Serbët sulmojnë Shaqirin: “Doktorët serb e shpëtuan, ai kishte lindur me deformitet të rëndë”

Përfaqësuesi i futbollit zviceran nga Kosova, Xherdan Shaqiri, do të luajë të premten kundër Serbisë në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës, transmeton Ministria e Lajmeve

Serbët po e akuzojnë Shaqirin për disa provokime mënyra të ndryshme ndaj tyre. Të gjithë i kujtojmë ngjarjet në Rusi kur shfaqi “shqiponjën dykrenare”.- kështu ka shkruar një portal serb.

Provikimin më të madh sipas serbëve Shaqiri e kishte bërë gjatë një interviste pas ndeshjes ai kishte veshur një uniformë të UÇK-së.

“Shaqiri është një provokator i dëshmuar dhe përdor çdo mundësi të mundshme për të sulmuar Serbinë. Ai ka festuar golat duke shfaqur shqiponjën dykrenare, ka provokuar me postime në rrjetet sociale.E urren çdo gjë serbe dhe po të mos ishin mjekët tanë, Shaqiri jo vetëm që nuk do të luante futboll, por as që do të kishte jetë normale.”

Përkatësisht, reprezentuesi i Zvicrës ka lindur me një deformim të këmbës së djathtë, i cili është kuruar me sukses në Klinikën Universitare të Fëmijëve të Beogradit në Tirošva, shkruan “Kurir”, përcjell Ministria e Lajmeve